Statuti

Shoqata Kulturore Kërçova – Zvicër në Kuvendin e përgjithshëm të mbajtur më dt.
10.06.2012 në Aarburg të Zvicrës, vendosi që të pranojë këtë Statut të ndryshuar dhe të
plotësuar nga Statuti i mëparshëm i dt.20.04.2008.
Statuti i Shoqatës Kulturore Kërçova – Zvicër

I. Dispozitat e përgjithshme
1. Shoqata Kulturore Kërcova në Zvicër është organizim i krijuar me vetë vullnetin e lirë
të bashkatdhetarëve nga Kërçova që jetojnë në Konfederatën Zvicerane; është Shoqatë
joqeveritare dhe jopartiake me karakter social, humanitar dhe kulturor, që mbështetet
në parimet Demokratike Kushtetuese, mbi ligjet e Konfederatës Zvicerane dhe Normat
Ndërkombëtare të së Drejtës.
2. Emri i Shoqatës është ,,Shoqata Kulturore Kërcova – Zvicër” (SHKKZ – është
shkurtesë e emrit të plotë të Shoqatës).
3. Shoqata ka statutin, logon dhe vulën e vet (nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe
flamurin e vet).
4. Adresa : Anglikerstrasse 83, 5612 Villmergen.
5. Vula:
6. E drejta juridike e Shoqatës është bazuar dhe përputhur me ligjet e Shtetit Zviceran,
duke respektuar të drejtat dhe obligimet që dalin nga Neni 60ff i ZGB

II. Misioni dhe Qëllimi
7. Misioni dhe Qëllimi
Shoqata ka për qëllim :
7.1 Të ruaj,të zhvillojë dhe të kultivojë kulturën dhe traditën Shqipëtare për
Shqipëtarët në Zvicër në veçanti Kërçovarët.
7.2 Të japë ndihmesën për evidentimin e vlerave kulturore, artistike, sportive…. etj..
7.3 Të ndihmojë integrimin e anëtarëve të Shoqatës në shoqërinë zvicerane, përmes
aktiviteteve kulturore, sportive, humanitare, arsimore etj., në përputhje me statutin
e Shoqatës.
7.4 Ndërtimin dhe përparimin e lidhjeve miqësore ndërmjet kërçovarëve dhe
qytetarëve zviceran pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre nacionale apo fetare.
7.5 Të bashkëpunojë me organizatat qeveritare dhe joqeveritare si dhe me
instuticionet shtetërore në Zvicër, në Maqedoni dhe në gjithë Botën me qëllim të
promovimit të tolerancës ndëretnike, të bashkëpunimit dhe të realizimit të
aktiviteteve humanitare, kulturore, sportive etj..
7.6 Përkujdesjen dhe afrimimin e gjuhës shqipe dhe vlerave kombëtare.
7.7 Të njohë dhe të vlerësojë opinionin publik të trevës kërçovare për problemet e
ndryshme që u takojnë banorëve kërçovarë që jetojnë në Zvicër e që paraqesin
interes të përbashkët t’i publikojnë ato. (Media, Shtyp, Internet etj.).
7.8 Të bashkpunojë dhe të krijojë marrëdhënie partneriteti e lidhjeje reciproke me
Shoqata që kanë qëllime dhe objektiva të ngjajshme.
7.9 Të ndikojë në rritjen e shkallës së solidaritetit në mes të anëtarëve dhe familjes
kërçovare në Zvicër.
7.10 Shoqata nuk është organizatë politike, por në rast se cënohen të drejtat
legjitime të kombit shqiptar ka të drejtë të ngre zërin dhe të përkrahë kauzën e
përgjithshme kombëtare me mjete të lejueshme legjitime dhe demokratike.
7.11 Të përkrahi aktivitetet me karakter shkencor, edukativo-arsimor dhe informativ
(psh. Tribunat letrare, kulturore, simpoziumet shkencore, Stimulimi i studentëve
etj.).

III. Struktura Organizative
 Organet e Shoqatës:
– Kuvendi i Përgjithëshëm
– Kryesia
– Komisioni Mbikqyrës apo Kontrollues
8. Kuvendi i Përgjithshëm
8.1 Kuvendi i Përgjithshëm është organi më i lartë i Shoqatës.
8.2 Kuvendi përfshin nga 2 ose 3 perfaqësues (anëtarë) të bashkësive lokale të
Kërçovës dhe 3 ose 5 përfaqësues të qytetit të Kërçovës.
8.3 Në Kuvend kanë të drejtë të marrin pjesë edhe sponzorët.
8.4 Kuvendi i Shoqatës mblidhet të paktën 2 herë në vit, me kërkesën e Kryesisë së
Shoqatës.
8.5 Kuvendi miraton rregulloren e brendshme dhe programin periodik të Shoqatës.
8.6 Vendimet në Kuvend merren me shumicën e votave të anëtarëve (kuvendarëve)
që janë të pranishëm në mbledhje.
8.7 Për ndryshimin e Statutit për përjashtimin e një Anëtari dhe për shpëndarjen e
Shoqatës duhet të jenë të paktën ¾ e Kuvendarëve.
8.8 Mbledhja e jashtëzakonshme mund të thirret edhe nga 1/5 e anëtarëve të
Shoqatës sipas Kodit Civil të ZGB.
9. Kryesia e Shoqatës
9.1 Kryesia e Shoqatës zgjidhet çdo 4 vjet me votim të fshehtë nga Kuvendi i
Shoqatës.
9.2 Kryesia përbëhet nga : kryetari, nënkryetari, sekretari,arkëtari dhe së paku 9
anëtarë të tjerë.
9.3 Në stafin egzekutiv Kryesia ka Komisionet e veta :
 Komisionin Arsimor
 Komisioni Sportiv
 Komisioni Artistik
 Komisioni Mediatik
 Komisioni i Sponzorimit
 Komisioni i Forumit Rinor
9.4 Kryesia harton rregulloren e brendshme të funksionimit të Shoqatës dhe projektprogramin e saj periodik.
9.5 Kryesia ka të drejtë të marrë aktivitete konkrete dhe fonde përkatëse për
realizimin e tyre duke ia drejtuar (dërguar) Kuvendit në mbledhjen e rradhës.
9.6 Në funksion të Shoqatës, me aprovim të Kryesisë mund të bëhen aplikime për
projekte të ndryshme.
9.7 Kryesia e Shoqatës mund të punësojë njerëz të aftë si ndihmë profesionale për
projekte konkrete psh. juristë,kontabilistë, studentë …etj., ndërsa kushtet rreth
punësimit do të caktohen nga Kryesia dhe pala pranuese e detyrës.
Anëtarët e Kryesisë punojnë në mënyrë vullnetare dhe kanë të drejtë në
zhdëmtim, parimisht vetëm në rast të harxhimeve efektive dhe shpenzimeve në të
holla.
9.8 Antarëve të Kryesisë u bëhet në vlerë simbolike kompenzimi në të holla për
shpenzimet rrugore dhe projekte të veçanta, që shumën e caktonë Kryesia e
Shoqatës.
10. Komisioni Mbikqyrës apo Kontrollues
10.1 Ky komision është përgjegjës për shqyrtimin dhe mbikqyrjen e dokumenteve
finansiare të Shoqatës, i përbërë prej Kryesuesit dhe dy bashkanëtarëve, të
zgjedhur nga Kuvendi.
10.2 Ky Komision zgjidhet nga Kuvendi i përgjithshëm, me mandat 4 vjecarë, dhe
duhet të raportojë bilansin vjetor para Kuvendit të përgjithshëm .

IV. Anëtarësia
11. Në Shoqatë ka të drejtë të anëtarësohet çdo person që është me origjinë nga Kërçova
dhe që pranon programin dhe statutin e Shoqatës.
12. Çdo anëtarë i Shoqatës është i obliguar që të paguaj anëtarësinë vjetore në mënyrë të
rregullt, kurse pagesa bëhet në fillim të çdo viti kalendarik.
13. Asnjë anëtar nuk ka të drejtë të deklarojë publikisht asgjë në emër të Shoqatës, pa
lejen paraprake të Kryesisë.
14. Çdo anëtarë i pranishëm në mbledhje ka të drejtë vote, të zgjedhë dhe të zgjidhet.
15. E drejta për të dhënë dorëheqje i garantohet çdo anëtari të Shoqatës pa asnjë kusht.
16. E drejta e anëtarësisë në Shoqatë nuk mund të tjetërsohet dhe as të kalohet me anë
trashigimie.
17. Anëtarët që kanë dhënë dorëheqje, ose janë përjashtuar nga Shoqata, nuk kanë të
drejtë në kapitalin apo pasurinë themelore të Shoqatës.
18. Çdo anëtarë ka të drejtën e vet, të shfaqë mendimin e tij, të diskutojë në mbledhje, të
kërkojë përgjegjësi dhe llogari prej Kryesisë dhe Kuvendit të Shoqatës.
19. Kryesia mund t’i propozojë Kuvendit të përgjithshëm largimin e një anëtari, nëse këtë
e sheh të arsyeshme. Kryesia nuk është e obliguar t’i arsyetohet anëtarit të larguar.
20. Shoqata ka të drejtë të ketë anëtarë nderi dhe kohëzgjatja është e pacaktuar, në
përjashtim të shkeljes së Statutit.

V. Të hyrat dhe të dalat e Shoqatës
21.Të hyrat e Shoqatës përbëhen nga :
21.1 Anëtarësia
21.2 Sponzorët
21.3 Fitimet nga aktivitetet e ndryshme
21.4 Manifestimet kulturore dhe turniret
21.5 Pagesat vullnetare dhe dhuratat
22.Daljet e Shoqatës përbëhen nga:
22.1 Kostot administrative
22.2 Pagesa e zyrës (qiraja)
22.3 Marketingu (Reklama)
22.4 Të dalat e Shoqatës që përcaktohen nga Kuvendi i përgjithshëm dhe Kryesia.
22.5 Të dalat që përcaktohen nga Statuti që përmbushin qëllimet dhe detyrat e
Shoqatës.
VI. Sponzorët
23. Sponzorë në Shoqatë mund të jenë të gjithë ata persona dhe persona juridik që e
pranojnë rregulloren e Statutit të Shoqatës për Sponzorizim.
24. Shoqata posedon rregullore të posaçme për Sponzorim ( rregullat e sponzorimit
caktohen nga Kryesia)

VII. Dispozita përfundimtare
25. Kohëzgjatja e veprimtarisë së Shoqatës është e pakufizuar.
26. Shkapërderdhja,bashkimi dhe përshtatja e synimit të Shoqatës mund të bëhet vetëm
në Kuvendin e përgjithshëm, me shumicën absolute të pranishmive me të drejtë vote.
27. Ndryshimet dhe plotësimet në Statut miratohen me Kuvend të përgjithshëm me
shumicën absolute të pranishmëve me të drejtë vote.
28. Në rast të shpërbërjes së Shoqatës, të mirat e Shoqatës dhe inventari (do të shitet
sipas nevojës) do të shlyhen të gjitha pagesat, e pjesa e mbetur do t’i jepet ndonjë
Organizate Kërçovare që ka qëllime të njejta, ndonjë Fondi humanitar Kërçovarë,
bursa studentore Kërçovarë etj., për ç’gjë vendos Kryesia e Shoqatës.
29. Ky Statut hyn në fuqi ditën e sjelljes, ndërsa do të fillojë të zbatohet ditën e
regjistrimit në Regjistrin e Organizatave Joqeveritare.
30. Shoqata Kulturore Kërçova – Zvicër në Kuvendin e përgjithshëm, të mbajtur më
10.06.2012 në Aarburg të Zvicrës, vendosi që të pranojë këtë Statut të ndryshuar dhe
të plotsuar nga Statuti i 20.04.2008.

statuti Përfundimtar i SHKKZ (1)

Powered by G.L © 2009 - 2024 All rights reserved
Kërçova lajme Kërçova net informata