Të nderuar Anëtar të Shoqatës Kulturore Kërçova – Zvicër
Kemi nderin t`ju ftojmë që të merrni pjesë me familjen tuaja në mbledhjen e Shoqatës Kulturore Kërçova – Zvicër për raportin të aktiviteteve dhe buxhetit 2023 dhe punën tonë dy vjeçare me aktivitete të Shoqatës Kulturore Kërçova – Zvicër. Poashtu do të prezentojmë edhe buxhetin e viteve 2022 dhe 2023.
Në këtë mbledhje do të keni mundësin edhe Ju të shpalosni ideja dhe propozime të reja dhe të jeni pjesë e kontributit në vazhdimësin e funksionimit të Shoqatës Kulturore Kërcova – Zvicër.
Pjesa e tjetër e këtij takimi i dedikohet zgjedhjes të kryesis së re të Shoqatës Kulturore Kërcova – Zvicër.
Pikat e rendit të ditës:
Aktivitetet dhe Kontabiliteti i SHKKZ për vitin 2023
Kontabiliteti i SHKKZ për periudhën dy vjeçare 2022-2023
Zgjedhja e Kryesis së re të SHKKZ
Ju mirëpresim: E Diell, 25 Shkurt 2024, ora: 17:00
Adresa: Schützi Olten, Schützenmattweg 15, 4600 Olten
Pjesëmarrja juaj do të ishte nderë për ne.
Me Respekt
Kryesia e SHKKZ