Sot në moshën 90- vjeçare ndërroi jetë një nga piktorët më të mëdhenj shqiptar të ditëve tona Omer Kaleshi. Omerin, që lindi në vitin 1932 në fshatin Kastriot të Kërçovës e përcolli një fat dhe rrugëtim i veçantë jetësor: migrimi me familje në Turqi qysh në vitin 1956, ku edhe në vitin 1959 regjistroi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll, në degën e pikturës.
Së shpejti emri i tij do të bëhet i njohur në sallon e ekspozita në anë të ndryshme të Evropës. Më parë në galerinë “Robert College” në Stamboll, e pastaj në Ankara, Shkup, Tiranë e Prishtinë.
Migrimi dytë Omerin e gjeti në Paris, në metropolin kulturës evropiane kur edhe në vitet 1966-1967 do të ekspozojë punimet e tij në Hagë – “Salloni i piktorëve të pavarur”, “Salloni internacional i pikturës”, në Paris – “Salloni i realiteteve të reja”, “Qendra kulturore 17”, në Lecce të Italisë – “Salloni i majit” e të tjera.
Këtë artist të madh shqiptar e takova në Cyrih , në tubimin e organizuar më 10 Nëntor 2013 Ndaj nga Shoqata Kulturore Kërçova- Zvicër, e cila edhe kishte ftuar Omerin në cilësinë e mysafirit të nderit, gjë që kjo e pat gëzuar shumë, pasi edhe u shpërblye me disa mirënjohje si nga shoqata ashtu edhe vet përfaqësuesit e komunës së Kërçovës.
Këtu po jap disa foto të piktorit tonë, që po i postoj për herë të parë, me nderimin dhe respektin për emrin dhe veprën e tij madhore me famë botërore. Shoqata Kulturore Kërçova shpreh ngushllime për familjen dhe të gjith ato që e njohën për së afërmi këtë piktor vigan.
Foto nga Vizita e Omer Kaleshit në Manifestimin e SHKK- Zvicër 2013