Shoqata Kulturore Kërçova-Zvicër organizoj me suksesë manifestimin tradicional të dhjetin me radhë në Raiffeisen Arena në Hägendorf (SO).
Në një ambient të bukur dhe festiv ku dominonin flamujt kombetarë si dhe muzika burimore Kërçovare që në hyrje krjiuan emocione të veçanta tek pjesëmarrësit në kët eveniment .
Pas këndimit të himnit kombëtarë nga Grupi Artistik i Shoqatës, u hap programi artistikë nga moderatoret e talentuara Ariana Xhambazi dhe Arbnora Mehmedi, për të vazhduar me mozaikun e pregaditur nga Grupi Artistike i Shoqatës me koreograf Arsim Berishën, të cilët me veshjen e bukur kërcovare dhe vallet nga të gjitha trevat shqipëtare u priten me shumë duartrokitje nga të pranishmit në sallë.
Në cilësinë e nikoqirit të mbërmbjes përshëndeti kryetari i SHKKZ Dr.Gafurr Sherbeti, pastaj fjalë përshëndetëse kishin edhe Kryatari Shoqates Kërçova Paris, Kryetari i Shoqatës Kërçova Vjene, i ftuari special nga vendëlindja Prof. Olloman Sulejmani, z. Bekim Adili si dhe Kryetari i Komunës Kërçovë z. Fatmir Dehari.
Për disponimin e të pranishmëve u kujdesën këngëtaret: Venera Lumani, Lauresha Ramadani, Naser Ballazhi, Fikret Basha, Arijana Sadiku, Duli, Demir Basha dhe Artisti i njohur në mbarë trevat shqipëtare Çun Lajçi.
Kryesia e shoqatës falenderon të gjithë pjesëmarrësit në program, mysafirët, sponsorët, ata që ndihmuan në mbarëvajtjen e manifestimit, antarët si dhe të gjithë ata qe morën pjesë në manifestim.
Urime festën e Flamurit
Kryesia e Shoqatës Kulturore Kërçova – Zvicër